Flash News

KRYESORE

Edi Rama burrë shteti? Veton Surroi: Kryeministri ka bërë një gabim

Edi Rama burrë shteti? Veton Surroi: Kryeministri ka bërë

Publicisti nga Kosova, Veton Surroi ka rezerva për kryeministrin Edi Rama, kur pyetet nëse është ai një burrë shteti. Në emisionin ‘A-Krasta’ në News 24, Surroi theksoi se Rama ka gabuar pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, u shpreh Surroi.

Surroi nuk i është shmangur dot një etiketimi për kryeministrin Edi Rama, referuar atyre që kishte thënë disa vite më parë për të, që e cilësonte kreun e ekzekutivit si një provokator estetik.

“Unë mendoj saktësisht ashtu. Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar, një lloj hapje ndaj frymëve të botës. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik dhe kjo është shumë mirë”, tha ai.

Të fundit