Flash News

KRYESORE

Ekipi i Nantes denoncon Cardiff në FIFA: Duam paratë për Emiliano Sala-në

Ekipi i Nantes denoncon Cardiff në FIFA: Duam paratë për Emiliano

Pak javë pas konfirmimit të vdekjes së futbollistit Emiliano Sala, skuadra e Nantes i është ankuar FIFA-s për mungesën e pagesës nga ekipi Cardiffit, për blerjen e sulmuesit argjentinas.

Skuadra franceze pretendon të marrë 17 milionë euro për kartonin e Sala, ashtu siç palët kishin rënë dakord për transferimin e tij, gjë që është e sigluar edhe në kontratë.

Ndërkohë, në një reagim të pak ditëve më parë, drejtuesit e Cardiff u shprehën se do të paguanin nëse do të detyroheshin, por bënë thirrje që francezët të ulin pretendimet e tyre.

Nantes dhe Cardiff kishin rënë dakord për transferimin e sulmuesit argjentinas te klubi uellsian, por Emiliano Sala humbi jetën në aksidentin tragjik ajror, ku avioni i tij u mbyt në Kanalin e La Manshit, ku ndodhej vetëm më pilotin në bord.

Së fundi, hetim kanë nxjerrë detaje të reja që hedhin teorinë se vdekja e Sala mund të jetë një vrasje, pasi piloti nuk ishte i autorizuar për të fluturuar në një lartësi të tillë.

Të fundit