Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Komisioni Europian: Paketa anti-shpifje cënon rrugën integruese të Shqipërisë

Ekskluzive/ Komisioni Europian: Paketa anti-shpifje cënon rrugën

Nga Irgis Hysenaj- Politiko.al

Komisioni Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se miratimi i dy amendamenteve të paketës anti-shpifje cënon rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Përfaqësuesi i mediave ne KE, Alceo Smerilli duke folur në emër të zëdhënëses së BE-së, Maja Koçijançiç shprehet për Politiko.al se eshtë thelbësore që procesi konsultimeve publike mbi ndryshimet e propozuara të përfshijnë të gjithë aktorët e medias si dhe partnerët ndërkombëtarë dhe jo te veprohet në fshehtësi, siç është proceduar deri më tani.

“Liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave janë elemente kyç në politikën e zgjerimit të BE-së për mbrojtjen e të drejtave themelore. Komisioni Evropian rikujton rëndësinë e tij si një shtyllë e demokracisë në strategjinë e saj "Një perspektivë e besueshme e zgjerimit dhe angazhim i shtuar i BE-së me Ballkanin Perëndimor", miratuar më 6 shkurt 2018.

Zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me kornizën ligjore për komunikimet elektronike dhe mediat audiovizive janë duke u vlerësuar. Është thelbësore që procesi i vazhdueshëm i konsultimeve publike mbi ndryshimet e propozuara të përfshijnë të gjithë aktorët relevantë të medias si dhe partnerët ndërkombëtarë dhe që mendimet e shprehura nga palët e interesuara të ndikuara drejtpërsëdrejti nga propozimet merren parasysh”.

Dy ligjet e propozuara nga qeveria kanë në fokus vetëm median online, roli i së cilës është fuqizuar mjaft kohët e fundit në denoncimin e skandaleve dhe aferave të ndryshme korruptive te ministrave dhe zyrtarëve të rangjeve të tjera.

Të fundit