Flash News

KRYESORE

"El Clasico" mund të mos luhet, La Liga shkresë të papritur Realit dhe Barçës

"El Clasico" mund të mos luhet, La Liga shkresë të

Një lajm i papritur ka ardhur nga Spanja, "El Clasico" rrezikon të ndryshojë stadium! 

Sfida e parë e derbit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit është parashikuar të luhet më 26 tetor në "Camp Nou", por gjërat mund të ndryshojnë. La Liga po monitoron me kujdes protestat e shumta në Barcelona dhe ka hedhur një ide mbi tavolinë.

Drejtuesit e kampionatit spanjoll u kanë kërkuar Realit dhe Barcelonës të ndryshojnë stadium. Ideja e tyre është që sfida e parë të luhet në Madrid, në stadiumin "Santiago Bernabeu", ndërsa takimi i 2020 të luhet në Camp Nou.

Shkresat zyrtare kanë mbërritur dhe klubet po i shqyrtojnë. Situata nuk është e qetë, pasi ka protesta të shumta në Barcelona dhe një "El Clasico" mund të shtonte problemet, duke ditur dhe armiqësinë që ekziston mes dy klubeve.

Të fundit