Flash News

KRYESORE

Emrat e rrugëve të Kamzës, Mziu: Emra personalitetesh ndërkombëtarë, jo emra dëshmorësh të rremë

Xhelal Mziu është në mandatin e tij të tretë si kryebashkiak i Kamzës. Gjatë kësaj kohe, një nga gjërat “e çuditshme” që bie në sy në bashkinë që ai drejton, është emërtimi i rrugëve. Emra shtetesh, qytetesh, prsonalitete ndërkombëtare etj. ndesh në çdo cep të Kamzës, në rrrugët që kryqëzojnë bashkinë që kufizohet me kryeqytetin. I pyetur nga “Gazeta shqiptare”, për këta emra “të çuditshëm”, vetë kryebashkiaku Zmiu reagon: “Kamza është një qytetet i populluar shumë pas vitit 1990, ku numri i popullsisë gati është 20-fishuar. Për pasojë janë krijuar rrugë të reja dhe ka lindur edhe nevoja e emërtimit të tyre. Sot çdo rrugë ka emër, madje emra krahinash të nderuara, personalitetesh të shquara vendase dhe të huaja. Besoj, biem dakord, është më mirë të kemi një emër të një personaliteti të shquar ndërkombëtar sesa emra të dëshmorëve të rremë”.

 

Të fundit