Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti ‘shuplakë’ Ramës: Qeveria shqiptare nuk garanton zgjedhje të lira

Eurodeputeti ‘shuplakë’ Ramës: Qeveria shqiptare nuk

Anëtari i PPE në Parlamentin Evropian, Antonio López-Istúriz White, ishte sot i pranishëm në takimin e kryedemokratit Sali Berisha me gratë dhe vajzat në Tiranë.

Nga takimi, eurodeputeti komentoi zgjedhjet parlamentare që do të bahen më 11 Maj. Ai tha se qeveria shqiptare nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira. Sipas tij, kjo ëhstë arsyeja pse në Shqipëri kanë zbarkuar ndërkombëtarë për të monitoruar nga afër zgjedhjet.

“Siç e përmendi edhe Elmar, kam vërejtur gjatë jetës sime që gratë janë më inteligjente, më punëtore dhe më largpamëse. Për këtë arsye, gjithmonë i kam respektuar më shumë gratë. Ne burrat shpesh përqendrohemi te problemet e përditshme, ndërsa gratë shohin më larg, drejt së ardhmes. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse gratë formojnë brezin e ri dhe përcjellin vlerat që Elmar përmendi, duke u bazuar në fakte konkrete.

Socialistët flasin shumë, por nuk bëjnë asgjë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Spanjë. E dini kush është miku më i madh i Edi Ramës në Evropë? Është Makroni. Dhe kush është Makroni? Një njeri që flet shumë bukur, që është bindës në fjalë, por në Francë gjatë 20 viteve të fundit nuk ka bërë asnjë reformë madhore. E gjithë puna e tij ka mbetur në fjalë.

Në Parlamentin Europian, ju përmendët figura si Nicole Fontaine dhe Simone Veil, gra të shquara, socialiste. Por ta them qartë për shqiptarët: socialistët asnjëherë nuk kanë emëruar një grua në pozicione kryesore të Parlamentit Europian. Këto janë fakte, jo propaganda. Është e vërteta.

Përse në vitin 2025 duhet që vëzhguesit ndërkombëtarë të vijnë në Shqipëri për të mbikëqyrur zgjedhjet? Sepse qeveria shqiptare nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira. Dhe kur flitet për problemet, nuk është faji i shqiptarëve, por i qeverisë së tyre”, tha Lopez.

Latest news