Flash News

KRYESORE

Europa League: Arsenali i falet talentet Saka, dështon Lazio

Europa League: Arsenali i falet talentet Saka, dështon Lazio

Europa League nuk ka prestigjin e Champions League, por spektakli dhe emocionet janë aty. Pas ndeshjeve të fashës së parë orare të kësaj të enjteje, sonte u kualifikuan Getafe, Copenhagen, Cluj, E. Frankfurt dhe Arsenal.

Thomas Strakosha me Lazion e tij priste një fitore nga Celtic përballë Cluj, por vetë u mposht 2-0 nga Rennes dhe grupin e kaloi skuadra rumune duke mposhtur skocezët.

Arsenali barazoi 2-2 me Standard Liege. Skuadra londineze e pa veten në disavantazh me dy gola, por e gjeti shpejt ritmin dhe barazoi me fola të Lacazette dhe 18-vjeçarit Saka. Ky qe goli i dytë i djaloshit në Europë.

Eintracht Frankfurt u mposht në shtëpi nga Guimaraes, por u ndihmua nga Arsenali dhe u kualifikua.  Copenhagen doli pa pikë nga derbi nordik kundër Malmo, por Lugano befasoi në Ukrainë duke barazuar përballë Dinamos së Kievit, që mbeti në shtëpi. Copenhagen pati fatin e mirë të Frankfurtit.

Të fundit