Flash News

KRYESORE

Fantastike! Atalanta fluturon me Gjimshitin në Champions League!

Fantastike! Atalanta fluturon me Gjimshitin në Champions League!

Atalanta është fantastike! Sonte skuadra italiane i shtangu të gjithë në Grupin C në Champions League, sepse e nisi takimin me Shakhtar Donetskun në vend të fundit të këtij grupi, por në fund fitoi 3-0 dhe u kualifikua si e dyta.

Dinamo Zagreb ishte skuadra e cila pritej të kualifikohej, por u mposht 1-4 nga Manchester City. Berat Gjimshiti, lojtari kuqezi i Atalantës, tani e sheh veten në fazën me eliminim direkt të kompeticionit më të madh futbollistik në Europë në nivel klubesh.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti titullar në këtë takim dhe kishte meritë edhe në shënimin e golit të dytë për ekipin italian. Ai tashmë bëhet shqiptari i dytë pas Elseid Hysajt, i cili kalon grupet!

Të fundit