Flash News

KRYESORE

Festë dhe përqafime në Borsh, vipat që thyen rregullat e karantinës

Festat dhe grumbullimet me më shumë se 5 persona janë të ndaluara por disa prej vipave shqiptarë i kanë anashkaluar këto rregulla dhe protokolle të vendosura prej qeverisë shqiptare dhe kanë “rrezikuar” për të festuar në fundjavë në Borsh.

Arsyeja e festës është ditëlindja e gazetarit Eraldo Rexha, festa e të cilit nisi mbrëmjen e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Të ulur buzë detit, me muzikë live dhe pije, vipat shqiptarë janë argëtuar, përqafuar dhe kanë festuar pa u shqetësuar shumë për rregullat që ndikojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

[video width="202" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/5eb71dbc9f566.mp4"][/video]

Rovena Dilon, Sinan Hoxha, Jonida Maliqi, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi dhe Klodiana Shala, janë disa prej personazheve që pushtuan këtë fundjavë Jugun e vendit.

 

Të fundit