Flash News

KRYESORE

Fevziu i kërkon gazetarit: Fute celular fshehurazi në sallë, sill vendimin për Tahirin

Fevziu i kërkon gazetarit: Fute celular fshehurazi në sallë, sill

Gazetari Blendi Fevziu në një lidhje direkte me gazetarin e TV Klan, Ermal Vija i kërkoi të futej në sallen e Gjykatës se Krimeve të Rënda me një aparat celular për të transmetuar vendimin.

"A lejohen kamerat, kur të merret vendimi", e pyeti Fevziu.

"Kamerat do të lejohen vetëm në momentin e parë kur të shpallet vendimi, por jo kur të lexohen argumentet, nuk lejohet më shumë", iu përgjigj gazetari Vija.

"Futu me një celular te vogël si Isa Boletini, nuk po bëj shaka", nguli këmbë Fevziu.

Gazetari shtoi se ka pasur kontakte me ish-ministrin, i cili sipas tij, duket i qetë. "Gjatë gjithë kohës kemi pasur ne sy nga ai dhe ka konsumuar herë pas herë ndonjë cigare. Nuk ka shfaqur ankth apo tension dhe se po e pret me qetesi këtë vendim", sqaroi gazetari Ermal Vija.

Vendimi pritet te jepet nga momenti ne moment teksa Tahiri rrezikon te denohet me 8 vite burg.

Të fundit