Flash News

KRYESORE

Fier/Mjeti përplas motoçikletën, humb jetën një person

Fier/Mjeti përplas motoçikletën, humb jetën një

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme, ku një motoçikletë dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e quajtur "Zogu i Zi” në qytetin e Fierit.

Automjet tip Benz u ndesh me motoçikletën në kryqëzimin e lagjes “Apolonia”.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë drejtuesit të motoçikletës, shtetasit me iniciale P.SH, 68 vjeç, ka mbërritur i vdekur në spital.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit