Flash News

KRYESORE

Fitorja në Shkodër, Rama tregon takimin me Voltana Ademin

Fitorja në Shkodër, Rama tregon takimin me Voltana Ademin

Partizani fitoi në Shkodër kundër Vllaznisë me rezultatin 1-3. Një fitore që erdhi në minutat e fundit, por la shumë të kënaqur Drejtorin e Përgjithshëm, Olsi Ramën. Ai foli pas ndeshjes dhe komentoi dhe takimin me Voltana Ademin.

Fitorja - “Normalisht që është një fitore me shumë rëndësi për ne. Për më tepër ishte fitorja ime e parë në krye të Partizanit në Shkodër, në një stadium që ishte i mbushur pavarësisht se unë prisja që të ishin edhe më shumë tifozë. Më vjen mirë edhe për Vllazninë që është këtu ku është, pasi është një skuadër shumë e mirë këtë sezon”.

Loja - “Partizani për mendimin tim duhet të bëj përsëri më shumë. Duhet që të ishte më bindës në këtë fitore dhe që të duartrokitet nga çdo publik. Ishte një fitore e çmuar, por e munduar. Përsëri e them se duhet që të kishim bërë më të mirën në fushën e lojës”.

Takimi me Voltana Ademin - "E takova normalisht, pasi isha mysafir në Shkodër. Përshëndeta dhe drejtorin sportiv, Suad Lici. Politikë? Jo, nuk ka lidhje politika në sport. Nuk folëm fare për atë pjesë", - tha Rama.

Të fundit