Flash News

KRYESORE

Franca dhe Gjermania kërkesë Shqipërisë: Mblidhni armët nga populli

Franca dhe Gjermania kërkesë Shqipërisë: Mblidhni armët

Franca dhe Gjermania i kanë vënë si kusht Shqipërisë që të mbledhë armët në duart e popullatës, përpara se të bëjë hapa të tjerë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Drejtori i Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme, Marcus Bleinroth, deklaroi se kjo çështje duhet që të trajtohet me prioritet, pasi ka rëndësi.

“Vetëm në këtë mënyrë ju mund të bëheni dhe anëtarë të BE.”, tha ai.

Kurse ambasadori Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar, në ministrisë e jashtme franceze, Jean-Claude Brundet deklaroi se trafikimi i armëve është një kërcënim global.

“Trafikimi i armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm është kërcënim për të gjithë.”

Ndërsa zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se Shqipëria ka forcuar kontrollet kufitare me qëllim parandalimin e trafikimit të armëve.

Të fundit