Flash News

KRYESORE

Francë/ Vrasja e shqiptares, policia arreston një 28 vjeçar

Francë/ Vrasja e shqiptares, policia arreston një 28 vjeçar

Policia franceze arrestoi një person, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e shqiptares Brunilda Sadushi Kovaçi. Viktima u gjet gjysmë e djegur dhe e zhveshur në një park në Mougins në rajonin Alpes-Maritime në mëngjesin e 25 dhjetorit.

Sipas hetuesve, shqiptarja mund të ketë punuar si punonjëse seksi dhe se autori i saj ka qenë një nga klientët e mëparshëm.

I pyetur nga policia, i ndaluari e ndryshoi disa herë dëshminë e tij, e kjo ka shtuar dyshimet ai e ka kryer ngjarjen. Viktima 37 vjeçare u identifikua nga një tatuazh që ajo mbante, të shkruar në gjuhën shqipe. Prokurorja e Grasse-s, Fabienne Atzori tha gjithashtu se 37 vjeçarja ka qenë në 2015 viktimë e dhunës.

Familja ndërkohë ka bërë thirrje për ndihmë për të sjellë turpin në Shqipëri, pasi nuk ka mundësi ekonomike që ta marrë vetë.

Dyshohet se viktima shfrytëzohej si punonjëse seksi në Francë.

Të fundit