Flash News

KRYESORE

Frrokaj lë zyrën me një mesazh për Ndreun dhe qytetarët lezhjanë

Frrokaj lë zyrën me një mesazh për Ndreun dhe qytetarët

“Nuk bëhem pjesë e protestave me ardhjen në krye të bashkisë së kryetarit të ri, Pjerin Ndreu”. Kështu është shprehur sot kryetari në largim i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, duke theksuar se “nuk do të ketë rezistence gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri”

“Nuk do ta pres në zyrë, se këto nuk ishin votime, ishte proces farsë jo i moralshëm. Në kushte të tjera normalisht që do ta bëja. Ndërsa për sa i përket protestave, nuk kam ndërmend të bëjë protesta. Edhe më herët kam deklaruar se jam munduar të jem kryetar si i të majtëve dhe i të djathtë. Nuk kam ndërmend të baltos punë e 16 viteve dhe të nxisë turma të ekzaltuar kundër këtij apo atij. Unë do të urojë mbarëvajtje bashkisë”, theksoi ai.

Duke folur për humbjen e bashkive të PD-së, Frrokaj deklaroi se humbje për PD janë Këshillat Bashkiakë dhe jo humbja e Bashkive.

“Humbja e këshillave është më shumë sesa humbja e këshillave. Ne nuk e kemi kjo është skandaloze. Nuk e ndjej veten të konsumuar, por është vendim i PD, unë gjithmonë do ta mbështes. Unë se pari jam me lezhjanët dhe më pas me PD, por në këtë luftë politike unë jam me PD”, tha ai.

Të fundit