Flash News

KRYESORE

Galaxy Fold, fillimi i një epoke të re teknologjike

Samsung Electronics vjen me një risi sa i përket botës teknologjike celulare. Bëhet fjalë për Samsung Galaxy Fold, që shënon dhe fillimin e një epoke të re teknologjike.

Samsung ka punuar së bashku me partnerët dhe komunitetin e zhvilluesve Android për të hartuar një përvojë të re dhe të plotë përdorimi të Galaxy Fold.

Drejtor i Departamentit të Softuerëve dhe Inteligjencës Artificiale, Divizioni i Komunikimeve Telefonike në Samsung Electronics, ES Chung, theksoi se:

"Ne nuk ndërtuam thjesht një pajisje të re që përkufizon kategorinë e saj, ne kemi punuar me partnerë të mëdhenj për të hartuar dhe ofruar një përvojë krejt të re celulare, dhe për të adoptuar një ekosistem që u jep përdoruesve akses në aplikacionet dhe shërbimet më të mira. Kjo është një risi softuerësh që inkorporon një UX gjithëpërfshirës dhe një perspektivë të re UI për të siguruar një përvojë të përsosur".

E ndërsa Drejtori i Menaxhimit të Produkteve për Android në Google, Sagar Kamdar, shtoi se :

"Së bashku me partnerët e ekosistemit si Samsung, ne kemi mundësinë të ofrojmë një përvojë krejtësisht të re konsumatori që mund të transformojë mënyrën e përdorimit të smartohpone-ve tanë. Ne jemi të lumtur që patëm mundësinë të punonim ngushtë me ekipin e Samsung dhe komunitetin e zhvilluesve Android për t’i siguruar përdoruesve të Galaxy Fold përvojat më të mira me aplikacionet dhe shërbimet e tyre të preferuara."

Qindra aplikacione janë optimizuar për Galaxy Fold, duke përfshirë shërbime nga partnerë kryesorë si Amazon Prime Video, App in the Air, Facebook, iHeartMedia, Microsoft, Spotify, Tëitter, VSCO dhe më shumë.

Me opsione të tilla si App Continuity dhe Multi-Active Ëindoë, mund të shfletoni, shikoni, lidheni dhe të bëni shumë gjëra njëkohësisht si kurrë më parë. Me Galaxy Fold, ju mund të kaloni pa probleme nga ekrani i kopertinës në ekranin kryesor dhe mund të ekzekutoni shumë aplikacione njëkohësisht, në ekranin kryesor 7.7 inç të Galaxy Fold, duke revolucionarizuar mënyrën se si punoni dhe luani në lëvizje.

Këto aplikacione, shërbime kryesore dhe shumë më tepër tani janë në dispozicion në ekosistemin Android për Galaxy Fold në Google Play Store dhe Galaxy Store.

 

Të fundit