Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gazetari Armand Bajrami: Avokati, pakënaqësi me mënyrën si funksionon drejtësia në Shqipëri
Gazetari i kronikës, Armand Bajrami që punon në A2 CNN është shprehur i tronditur nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në qender te Elbasanit, nga persona te paidentifikuar.
Ai e përshkruan avokatin si një njeri të qetë që i pëlqente të fliste për librat dhe familjen. “Avokati elbasanas ne vijimësi shprehte pakënaqësi per mënyrën si funksiononte drejtësia ne Shqipëri, duke sjelle sakaq eksperiencën e huaj”, shkruan Bajrami.
Statusi i plotë:
Krimi mori nje tjeter jete. Ishte radha e Ravikut. Nje nga avokatet me interesante e te lexuar qe kam njohur.
Spikaste nder kolege nga qetesia dhe nje artikulim elegant. Fliste per librat dhe familjen.
Njeri me humor te holle, te cilin ia shtonte shqipja me nuanca dialekti elbasanas dhe ngjyra te anglishtes (te rrenjosura nga qendrimi i tij i gjate ne Londer).
Heren e fundit e takova te premten e kaluar ne seancen per Shullazit dhe grupin ne Apelin e Krimeve. Po i tregoja qe kisha nderruar vendin e punes, por jo pozicionin, duke i bashkangjitur me te qeshur frazen e huazuar nga nje spot publicitar "nderrova ngjyren, por jo numrin".
"Je i martum, tha Raviku, se nryshe mund ta nderroje dhe numrin". Avokati elbasanas ne vijimesi shprehte pakenaqesi per menyren si funksiononte drejtesia ne Shqiperi, duke sjelle sakaq eksperiencen e huaj.
Me trishtoi lajmi per vrasjen e tij.
Gjeja e pare qe me feksi nder mend ishte nje bisede me te 2-3 vjet me pare, kur po i kerkoja mendim per nje 60 e ca vjecar, ish funksionar publik, qe shfaqej studiove duke mbajtur qendrime qe s'i shkonin per shtat.
Une, tha avokat Raviku, kur te jem 65 vjec dua te baj vetem nji gja: T'lexoj Shekspirin dhe te ushqej pulat tek shtepia ne fshat (me duket se atekohe e kishte nisur ndertimin e saj ne rrethinat e Elbasanit). Ate jete du me ba.
S'te lane te behesh 65 vjec avokat...
- Java e përgjakshme/ Çdo dy ditë një i vrarë në Shqipëri
- Gjendet një automjet i djegur në Elbasan, dyshohet se u përket vrasësve të avokatit
- Gazetari në studio reagon i tronditur: Avokatin e vrarë e kisha mik. Çfarë më tha para një jave
- Vritet me armë në Elbasan avokati i Shullazit dhe Çapjave
- Vrasja në Elbasan/ Dosjet ‘big’ që avokati Gurra ka patur përgjatë viteve