Flash News

KRYESORE

Gazetari nga Kosova i rendit shembujt e Rajonit: Me Ramën kryeministër nuk mund të bësh shtet

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se si homologët e tij në Rajon pranuan të dorëzojnë mandatin, pasi pranuan dështimet e qeverisjes, ndërsa ai jo.

Teksa i kujton rastin e ish kryeministrit Tsipras në Greqi, Ramush Haradinajt në Kosovë dhe së fundmi të Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut, të cilët çuan vendin në zgjedhje të parakohshme, gazetari Buzhala shkruan se prej dy mandatesh në pushtet Rama është akuzuar për disa skandale dhe sërish nuk pranon të largohet.

“Qe 6-7 vjet Kryeministër i Shqipërisë, Edi Ramës i ka ra gjithçka me pa me ata sy. Ministra me droge në kerre, banda te përgjumë duke vjedhë vota, tendere qe një kilometër autostrade ta shesin me 15 milion euro, e tash se fundmi edhe dështim per hapje te negociatave”, shkruan gazetari.

Të fundit