Flash News

KRYESORE

Gazetari i njohur braktis zyrtarisht Top Channel, i bashkohet Sokol Ballës

Pas lajmeve të ditëve të fundit, se Sokol Balla do të ‘hakmerrej’ ndaj pronares së “Top Channel”, Vjollca Hoxha dukë i marrë 5 gazetarë të departamentit të lajmeve, tashmë është zyrtarizuar largimi i parë. Politiko.al mëson së Thimi Samarxhiu, i cili mbulonte zhvillimet politike është bashkuar me Sokol Ballën në Vizion Plus.

Vetë Samarxhiu nuk ka bërë ndonjë deklaratë mbi këtë çështje, por së fundi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ai ka të dhënat e tij, ku shkruan së do të jetë redaktor i “Real Story” dhe gazetar politik i departamentit të lajmeve.

Samarxhiu do të kujtohet si gazetari që zbuloi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, mashtroi me dokumentin e mos-hetimit në Itali, një ditë para kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendi të Shqipërisë për autorizimin e heqjes së imunitetit të tij.

Vendi i lënë bosh nga Samarxhiu, i është besuar Indrit Maraku, i cili u largua nga televizioni “ABC News” pas afro 6 vitesh. /L. C.

Të fundit