Flash News

KRYESORE

Gjatë shpërthimit në Bejrut, bëhet virale video e nuses që po realizonte setin fotografik

Gjatë shpërthimit në Bejrut, bëhet virale video e nuses
Dr. Israa Seblani dhe Ahmad Sbeih ishin të martën në rrugët e Bejrutit, teksa por realizonin setin e martesës së tyre. Teksa po fotografoheshin në lagjen Saifi të qytetit, papritmas u dëgjua një zhurmë e fortë. Disa sekonda më vonë, një shpërthim tronditës që ka shkaktuar dëme të mëdha në kryeqytetin libanez, duke lënë të paktën 135 të vdekur dhe 5000 të plagosur(deri tani). Mahmoud Nakib, fotografi i dasmës së çiftit, kapi momentin kur të gjitha u shkatërruan. "Ishim duke filmuar një sesion fotografish në natyrë për (Seblani) dhe (Sbeih), kur dëgjuam një shpërthim",-  tha Nakib për CNN. "Ky ishte shpërthimi i parë, menduam se ishte larg dhe vazhduam normalisht xhirimet." Por shumë shpejt, ndryshoi. "Në vetëm një sekondë, qielli u bë i zi dhe dëgjuam shpërthimin e dytë",- tha Nakib. Video më poshtë:

Të fundit