Flash News

KRYESORE

Gjoni dhe Balla ‘kapen’ përmes shprehjes së Metës: Po të mos ishte për qetësi e dashuri, do e shihnit si do ju trajtonim

Gjoni dhe Balla ‘kapen’ përmes shprehjes së Metës: Po

“Me dashuri e qetësi” shprehja tipike e Ilir Metës, aktualisht president i Republikës ka qenë indicia për të korrigjuar deputetët e opozitës së re lidhur me rregulloret e Kuvendit, nga ana e Taulant Ballës sot në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Balla i ka kërkuar deputetit Ralf Gjoni, ish këshilltarit të Metës që t’i zbatojë ato me qetësi dhe dashuri.

“Miqësisht do i kërkoja zotit Gjoni merrni me qetësi e dashuri përpjekën time për të futur në kanalin e procedurës së rregullores në kuvend propozimin tuaj, që parashikohet 24 orë para seancës, mund të propozohet përfshirja e në rend dite të një projektvendimi”, u shpreh Balla.

Menjëherë pas tij, ka replikuar Gjoni: Ajo shprehja ‘qetësi dhe dashuri’ të paska ngel në mendje, jemi shumë të qetë se kërkesat tona burojnë nga dëshirat e popullit, ne s’kemi axhenda të fshehta, siç e bëni ju. Me dashuri po ju trajtojmë, se ndryshe do e shihnit se si do ju trajtonim. Ju siguroj që jemi të qetë, profesionale”.

Të fundit