Flash News

KRYESORE

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Shullazit për rivlerësim të masës

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Shullazit

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e bërë nga Emiljano Shullazi dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij për rivlerësim të masës së sigurisë. Të katër të ndaluarit do të vazhdojnë që të qëndrojnë në burg. Avokatët e Shullazit kërkuan lehtësim të masës së sigurisë bazuar në ndryshimin e statusit të gjykatës.

Në seancën që zgjati më shumë se dy orë për shkak të debateve të zhvilluara midis avokateve dhe trupës gjykuese, kryetarja e trupit gjykues, Albana Boksi, vendosi qe të rrëzojë kërkesën me argumentin se dosjet nga ish Krimet e Rënda të Gjykatës Posaçme e Apelit kanë kaluar me shkresë ligjore. Në bazë të ligjit të rivlerësimi i masës së sigurisë duhej bërë brenda 10 ditësh.

Gjyqi për grupin Shullazi ka futur në kolaps Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi nga 6 gjyqtarë 5 prej tyre kanë dhënë dorheqjen nga shqyrtimi I kësaj çështje për shkak të konfliktit të interesit. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi u dënuan me 55 vite burg në total, ndërsa kreu i bandës me 14 vjet.

Të fundit