Flash News

KRYESORE

Goditi me gur në kokë policin, arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër

Goditi me gur në kokë policin, arrestohet punonjësi i

Policia ka njoftuar se është vënë në pranga punonjësi i Bashkisë Mallakastër, pasi ka goditur punonjësin e policisë të FNSH me gurë në kokë, gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier.

Pasi u bë i mundur identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

Policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

 

Të fundit