Flash News

KRYESORE

Goditja e klanit Bajri, mes të arrestuarve ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe futbollisti i Besëlidhjes

Goditja e klanit Bajri, mes të arrestuarve ish-futbollisti i

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë goditur sot grupin kriminal Bajri në qytetin e Shkodërs, ku midis të arrestuarve janë edhe emra të njohur të sportit të futbollit.

Armir Grimaj është në mesin e 11 të arrestuarve nga autoritetet si pjesë e këtij klani kriminal. Grimaj është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi ka qenë për më shumë se pesë vite portier i klubit Vllaznia, si dhe ka luajtur edhe për disa ekipe të tjera si Dinamo, Partizani dhe Ethnikos Piraeus në Greqi.

Ai ka qenë i grumbulluar edhe në katër ndeshje për ekipin kombëtar shqiptar, ndërkohë që aktualisht vijonte punën si trajner i Kombëtares për femra.

Futbollisti tjetër i arrestuar në këtë aksion është Fabiol Rexhepi. 26 vjeçari luan për ekipin e Besëlidhjes, ndërkohë që karrierën si profesionist e ka nisur në klubin e Vllaznisë.

Të gjithë të arrestuarit në operacionin ‘Oaz’ akuzohen se janë pjesë e kësaj organizate kriminale, ndërkohë që numri i krimeve që ata dyshohet se kanë kryer është tepër i lartë.

Të fundit