Flash News

E-TJERA

Gratë zvicerane protestojnë për më shumë para dhe respekt

Gratë zvicerane protestojnë për më shumë para dhe

Gratë në Zvicër protestuan sepse janë të pakënaqura me faktin se ka ende pabarazi midis gjinive. Ato dolën në rrugë për më shumë para, kohë dhe respekt. Protesta u zhvillua pasi një veprim i ngjashëm, më 1991, mblodhi gjysmë milioni gra në rrugë.

Gratë zvicerane kanë bërë për një kohë të gjatë fushatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore. Ata u janë bashkuar miliona grave të tjera në Evropë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 1918, duke kërkuar të drejtën për të votuar, por atë e kanë fituar në vitin 1971.

Në kohën e protestës së vitit 1991 nuk ka pasur asnjë grua në qeverinë zvicerane dhe pushimi i lindjes nuk është paraparë me ligj. Por, prej asaj kohe, disa gjëra kanë ndryshuar: tetë gra kanë pasur poste ministrore dhe pushimi i lindjes është përfshirë në ligj.

Megjithatë, gratë në Zvicër ende fitojnë mesatarisht 20% më pak se burrat dhe numri i tyre në pozicione drejtuese është më i ulët.

Të fundit