Flash News

KRYESORE

Habit gazetarja pas koncertit të Merita Halilit: Këngët tiranase më duken vajtime pa ide

Habit gazetarja pas koncertit të Merita Halilit: Këngët tiranase

Gazetarja Edlira Gjoni ka habitur me komentin pas përfundimit të koncertit të artistes së madhe, Merita Halili, në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Gjoni i konsideron këngët e kësaj zone si vajtime pa ide dhe thotë se sheshi do ishte bosh nëse nuk do ishte për muzikën e pjesës tjetër të Shqipërisë. Por, ajo që harron gazetarja, është se po flet për këngët e Tiranës, në sheshin e Tiranës, ku çdo mysafir nga jashtë ka luksin t’i shijojë pa paragjykime dhe pa u paragjykuar.

“Merita Halili "e ftuar speciale" sot te koncerti i TOB në sheshin Skënderbej. Mund të jetë speciale sa të dojë. Edhe sheshi në Tiranë është. Po s'ma mbushi një herë zemrën ajo, as Valbonat, Mema e Halili, as çdo këngë tjetër tiranase, që më duken vajtime pa ide :P Ndjesë o tiranas, por po të mos kishte qenë muzika e pjesës tjetër të Shqipërisë, do e kishit sheshin bosh, sot e përherë. Rroftë kënga labe”, shkruan Gjoni.

Të fundit