
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Alfred Lela
Emri i Genc Rulit u përmend, me drojë dhe gëzim njëherësh, si të ishte kanali i Panamasë, që duke u çarë në mes istmit do t’ua shkurtonte rrugën transoqeanikëve të tregjeve botërore dhe rrugëve të pafundme ujore. Bashkë me të, media e etur për lajme, tashmë që informacioni është infotainment dhe aty futet, bashkë me konservatorizmin e racës edhe K. Gjuzi, artikuloi fjalën e mrekullishme hapje.
Hapje, hapje, hapje, jehoi anembanë kori i komedisë, që është shqiptare, por ngatërrohet për greke, si të ishte duke jetuar në një status Facebook-u të Sgarbit italian. E kujt nuk i intereson hapja, mor ta marrsha?
Por, hapja nuk vjen. Jo se është e pamundur, mitin e pamundësisë e pat thyer më konservatori ndër liberalët dhe më liberali ndër konservatorët e politikës së tranzicionit, Sali Berisha, kur ua hapi dyer të gjithëve, të rrahurve dhe të ikurve, të pezmatuarve dhe të linçuarve, tradhtarëve dhe të tradhtuarve. Të gjithë u kthyen dhe, nga dru arre që voziste në ujrat politike të paadresa, u bënë mobilje të rënda mahogani në zyrat e pushtetit demokrat.
Basha, ndryshe nga Berisha, nuk mendon për hapjen, sepse nuk don ta ndajë PD me askënd tjetër, duke besuar se mjafton ndarja vetëm me Doktorin. Ky i fundit, duke e njohur pushtetin dhe opozitën, e ka kuptuar ndërkohë se, nëse pritet gjatë për ndarjen mund të mos mbetet më asgjë për të ndarë. Veç kujtimeve, të cilat ai ka thënë se nuk do t’i shkruajë asnjëherë. Që do të thotë të mos e dijmë kurrë se çfarë mendon ai aktualisht për Lulin. Megjithatë, në finale, do ta shohim ‘të hapur’ kokën e Doktorit mbi tryezën e provës që ka z. Basha. Në shtator të këtij vitit ose pranverën e tjetrit.
Atëherë nuk do kemi nevojë për kujtime, ngaqë do na mjaftojë gëzimi ose dhimbja e një rezultati.
Në mos qoftë hapja një ilaç of Doctor’s approval, them se mbyllja duhet të jetë. Basha, ose duhet të lejojë një hapje zemre, të madhe, të gjerë, të njëmendtë, mallëngjyese, politike, shoqërore dhe kulturore, ose duhet ‘të mbyllë këmbët’. Një parti, si një grua, gjykohet për këmbët e hapura pak si shumë, vend e pa vend, herë e kurdoherë (falmani ‘mizogjeninë’, o zonjëza të OJF-ve!). Kjo ‘hapje këmbësh’ e PD lidhet drejtpërdrejt me shefin e saj të ri. Kundërshtarët ia përsërisin si diversion dhe ne kemi detyrë t’i zbresim, nga çdo llogari, pretendimet e kundërshtarëve; kritikët e larguar (apo të përzënë) ia thonë me vikamë nga jashtë shtëpisë së dikurshme, por edhe ata duhet t’i marrim me rezerva, sepse, nuk ka si zemrat e lënduara politike; por, ka edhe zëra nga brenda shtëpisë, në heshtje, nën zë, jo publikisht, që e pranojnë zemërlëshuar se lidershipi i PD, retorikën anti-oligarki e ka lojë. Të japin shembuj, por renditja e tyre nuk i shton gjë thelbit, vetëm sa e bën të gjithën të duket si gossip për infotainment fundjave.
Thelbi, jo rrallë, më shumë se te faktet gjendet te perceptimi. Meqë e nisëm me z. Ruli, pse të mos përdorim një parabolë të tij të para tre viteve, huazuar nga jeta e Krishtit, i cili i përzuri tregtarët dhe fajdexhinjtë nga tempulli, duke i akuzuar se e kishin kthyer në ‘strehë hajdutësh’.
PD, edhe nëse nuk hapet, duhet të vetëpastrohet. Edhe nëse perceptimi nuk është asgjë më shumë se një krijim diabolik i makinerisë propagandistike të Ramës, Basha dhe PD duhet të rrahin shtigjet e së mundurës dhe pamundurës për ta përmbysur këtë mit të rrejshëm. Në vend të hapjes dhe pastrimit (cleansing of the temple), partia dhe lidershipi nuk duhet të zgjedhin imitimin e të shkretave dëshmitare të Jehovait në Kombinat, lyerjen me vaj e uthull të korpit në pritje të ringjalljes.
Të çelen arkapijat! Në mos, të mbyllen këmbët!
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29