Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Dikush po i mashtron të ardhurit nga Shqipëria pas tërmetit, po keqpërdoret situata

Haradinaj: Dikush po i mashtron të ardhurit nga Shqipëria pas

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes”, ka thënë Haradinaj, raporton Radio Europa e Lirë.

Po ashtu Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti që të mos vijnë në Kosovë, me pretendimin se nëse hyjnë në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në Gjermani, sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

Ende nuk dihet një numër zyrtar i personave që po qëndrojnë në Kosovë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Të fundit