Flash News

KRYESORE

Haradinaj dorëzon mandatin, nuk do të jetë në parlamentin e ri të Kosovës

Haradinaj dorëzon mandatin, nuk do të jetë në parlamentin e

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që të mos jetë pjesë e parlamentit të ri që pritet të konstituohet.

“Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyert e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis. Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Ai e bëri të qartë se do të vazhdojë që të punojë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të tij.

“Do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne”, ishte qëndrimi i Haradinajt.

Të fundit