Flash News

KRYESORE

Harron kamerën ndezur, senatorja meksikane del toples në mbledhjen online me gazetarët

Senatorja meksikane Martha Lucia Micher ka rënë pre e një incidenti, teksa po zhvillonte një takim online me gazetarët, lidhur me situatën ekonomike që po kalon vendi për shkak të pandemisë covid.

66-vjeçarja duke komunikuar në aplikacionin “Zoom” me kolegët dhe mediat harroi që kishte lënë kamerën ndezur dhe doli gjysmë e zhveshur para mbledhjes.

Pas ngjarjes, senatorja kërkoi falje, por tha se nuk ka asgjë për tu ndjerë e turpëruar.

“Nuk kam turp që tregova rastësisht një pjesë të trupit tim, sepse është pikërisht nocioni që trupi i një gruaje është vetëm trupi i saj, që ka nxitur gjithmonë luftëra për barazi. Jam një grua e moshës 66 vjeçe që kam ushqyer me gji katër fëmijë. Tre prej të cilëve janë sot burra profesionistë dhe përgjegjës. Kështu që ndihem krenare për trupin tim dhe që i kam ushqyer nga trupi im”, shkroi senatorja meksikane.

Të fundit