Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi sqaron pse refuzoi pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit, 'thumba' edhe Ramës

Hashim Thaçi sqaron pse refuzoi pjesëmarrjen e Kosovës në

Kosova nuk mori pjesë në takimin e dytë të samitit të zhvilluar në Ohër sa i takon Mini-Shengenit Ballkanik.

Presidenti Hashim Thaçi sqaroi se pse Kosova refuzoi të marrë pjesë, në takimin e përbërë nga tre liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese. Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, shkruan Thaçi në një status në rrjetet sociale.

Ai shton se “Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar. Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”.

Të fundit