Flash News

KRYESORE

Henri Çili mohon akuzat, zbardhet dëshmia e analistit në polici: Çdo gjë e manipuluar

Henri Çili mohon akuzat, zbardhet dëshmia e analistit në

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, pas ndalimit në sajë të një operacioni të shtrirë në pesë qarqe të vendit, ku u ndaluan edhe 27 persona të tjerë, të akuzuar kryesisht për trafik droge dhe falsifikim.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili ka mohuar të ketë kryer shkelje dhe se sipas tij çdo gjë është e manipuluar ndaj tij.

Çili akuzohet për disa vepra penale të dyshuara si “për fshehje të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, “ushtrim i ndikimit paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, dhe falsifikim të dokumente në bashkëpunim”.

Analisti i njohur është shoqëruar me urdhër të prokurorisë për llogari të policisë së Gjirokastrës. I shoqëruar është edhe drejtori juridik i UET, Ilir Korbi.

Të fundit