Flash News

KRYESORE

Hiqet detyrimi për leje pune për shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Hiqet detyrimi për leje pune për shqiptarët e Malit të Zi

Një udhëzim i Ministrisë së Financave u jep mundësinë shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të punësohen në Shqipëri pa pasur nevojë për leje pune.

Udhëzimi, i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare,  përjashton nga  detyrimi  për  pajisje  me  leje pune   dhe   certifikatë   regjistrimi  në  punë   për shtetasit  e  Malit  të  Zi  dhe  të  Maqedonisë  së Veriut të përkatësisë etnike shqiptare, raporton scan.

Tashmë këta shtetas, ose punëdhënësi  i  tyre,  të  cilët  bëjnë  deklarimin  për punësimin e tyre, në zyrën përkatëse të punësimit,  do të pajisen  me  dokumente  që  vërteton deklarimin e tyre për punësim.

Çdo shqiptar i Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi duhet thjesht të  paraqesë  dokumentacionin që  vërteton të dhënat  e  kërkuara  në  formatin  e vërtetimit të deklarimit për punësim.

Zyrtari përkatës verifikon të dhënat bazuar në dokumentacionin e paraqitur dhe mban një kopje të tyre.

Pajisja e tyre me vërtetimin e deklarimit për punësim, do të bëhet  nga zyra përkatëse e punësimit  ku  personi ushtron  aktivitetin  e  tij,  në një  afat  kohor  prej  5  ditë  pune  që  nga  dita  e dorëzimit, thekson udhëzimi.

Të fundit