Flash News

KRYESORE

Humbën jetën gjatë demontimit të minave, memorial në Camp Adazi për dy ushtarakët shqiptarë

Dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën në kampin Adazi në Letoni janë nderuar me një memorial që është ngritur në atë vend, për të përjetësuar emrat dhe veprën e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.

“Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!” shkruan Xhaçka.

Dy ushtarakët shqiptarë humbën jetën gjatë një misioni për demontimin e minave në Letoni.

Të fundit