Flash News

KRYESORE

“I kanë hapur derën hasmit”, Vetëvendosje detaje për protestën e nesërme kundër Vuçiç dhe Dodik

“I kanë hapur derën hasmit”, Vetëvendosje detaje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë dhënë sot detaje mbi protestën që do të organizohet nesër kundër pranisë së Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik. Presidentët e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të vizitojnë kryeqytetin e Shqipërisë në kuadër të samitit ‘Brdo-Brijuni’.

Boiken Abazi theksoi se protesta do të jetë paqësore, ndërkohë që Vuçiç dhe Dodik i quajti hasëm të shqiptarëve, pasi ky është pozicioni që ata vetë kanë zgjedhur duke shpallur armiqësi ndaj kombit tonë dhe duke mohuar masakrat në Kosovë.

“Ne do të organizojmë një reagim paqësor, simbolik, qytetar në kundërshtim të vizitës së Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik në Tiranë. Kush janë Vuçiç dhe Dodik? Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale. Ata nuk kanë shprehur asnjë pendë për krimet e tyre në luftrat që janë zhvilluar në Kosovë apo më gjerë në Ballkan. Ata i mohojnë masakrat që kanë ndodhur në luftrat që janë zhvilluar. Shpallin hapur armiqësinë e tyre ndaj kombit shqiptar dhe Kosovës. Ata nuk i njohin simbolet shtetërore dhe Dodiku e ka shpallur person të padëshiruar ministrin e Jashtëm të Kosovës. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste. Dodiku dhe Vuçiçi kanë shfaqur sjellje fashiste. Në këtë takim, këta i kanë hapur derën shtëpisë edhe hasmit. S’jemi ne që i kemi shpallur armiq, janë ata që mohojnë të drejtat tona. Rrjedhimisht do të mblidhemi këtu në orën 18:00 dhe ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen. Tubimi do do vazhdojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas tek Korpusi e tek rruga përballë hotel Sheratonit ku edhe do mbahet takimi që do marrin pjesë këta persona. Vuçiç dhe Dodik janë persona non grata në Shqipëri”, u shpreh Abazi.

Të fundit