Flash News

KRYESORE

I riu kalon gjendjen e vështirë, rrëfen të vërtetën e vdekjes së bashkëshortes 19 vjeçare (video)

I riu kalon gjendjen e vështirë, rrëfen të

I tronditur nga humbja e bashkëshortes, me të cilën kishte vetëm pesë ditë që ishte martuar, Olsi Hajdari tregon të vërtetën për ngjarjen. Ai ka dalë nga spitali pas dy ditësh dhe ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Gjendja psikologjike e tij është e rënduar pas humbjes së bashkëshortes, Rezarta Xibrraku. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të përcaktojë arsyen e ndarjes nga jeta të 19-vjeçares.

"Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë", tregoi ai për Klan Plus.

Ndërkohë të afërmit e 27 vjeçarit janë të pakënaqur me mediat, për mënyrën se si e kanë paraqitur ngjarjen.

Të fundit