Flash News

KRYESORE

I vetmi që nuk jep dorëheqjen, Rama ‘guxon me Zaev’ si mesazh për Bashën: Në opozitë nuk patëm qëndrim kundër negociatave

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha i bëri dje thirrje kryeministrit Edi Rama për qeverisje të parakohshme, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut, pas refuzimit për nisjen e bisedimeve me BE, kreu i qeverisë jo vetëm që po tregon se nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë, por guxon dhe i përgjigjet opozitës po me një mesazh të kryeministrit Zoran Zaev.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve evropiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë në BE”, shkruan Rama, i cili ka akuzuar vazhdimisht opozitën edhe para vendimit të Këshillit Evropian se ka lobuar në vendet e BE kundër nisjes së bisedimeve për zgjerim.

 

Rama dhe Zaev ‘ndahen’ në qëndrime për ‘Jo-në’ nga Bashkimi Europian

Jo vetëm Zaev/ Këtë vit në zgjedhje të parakohshme shkuan edhe Tsipras e Haradinaj, për Ramën ‘dielli lind sërish’

Të fundit