Flash News

KRYESORE

Ikin 10 prej tyre, kush janë 8 kandidatët që kaluan testet dhe vijojnë garën për kreun e BKH

Ikin 10 prej tyre, kush janë 8 kandidatët që kaluan testet dhe

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

“Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë”, njofton kreu i SPAK, Arben Kraja, duke sqaruar se 10 prej tyre u skualifikuan pas testeve fizike dhe me shkrim.

Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj

Të fundit