Flash News

KRYESORE

IKMT vijon aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme, tensione mes pronarëve dhe policisë në Velipojë

IKMT vijon aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme, tensione

IKMT ka vijuar aksionin e saj, të nisur që prej ditës së djeshme, për prishjen e disa objekteve në Velipojë. Edhe pas ndërhyrjes së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila premtoi sot se do të pezulloheshin punimet, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me ndihmën e policisë ka vendosur vijimin e punimeve. Një situatë e tillë ka mërzitur së tepërmi banorët, kryesisht pronarë të këtyre ndërtesave, të cilët të indinjuar, me mjete të forta në dorë, kanë dalë për ruajtur pronat e tyre nga shembja.

Ata madje janë përplasur fizikisht edhe me efektivët e policisë, të cilët ndërhyn pas disa tentativave të pronarëve për të bllokuar punimet e mëtejshme të IKMT-së.

Kujtojmë se, IKMT ka nisur dje aksionin e saj për shembjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë bregdetin e Shqipërisë, pavarësisht nisjes së frekuentimit të plazheve nga pas heqjes së masave të izolimit.

Të fundit