Flash News

KRYESORE

“Ilir Meta të ndëshkohet”/ Maliqi i kujton Ramës darkën me ngjala në Gjirin e Lalzit

“Ilir Meta të ndëshkohet”/ Maliqi i kujton Ramës

Pas përmbylljes së fjalës së Ramës në parlament, ku kryeministri tha se Meta jo vetëm duhet shkarkuar por edhe ndëshkuar, ka reaguar ashpër deputeti Lefter Maliqi. Ai shprehet se sot Rama kërkon t’i bëj gjyq publik Edi Ramës, por harron se në 2013-ën, i lutëj me ‘ngjala’ presidenti Ilir Meta.

“Sot i bëri gjyqin politik Ilir Metës, juve ai u ka sjellë në pushtet në 2013-ën. Rama i lutej me ngjala dhe me Koçon dhe më pas e hodhi ku të gjithë e dimë. Por ju e njihni Metën, se ai ka qenë pjesë e juaja dhe ja dini fuqinë e ja keni frikën. Ka qenë Kryeministër i juaj dhe student dhjetori. Ky është një turp dhe u bëj të gjithëve që të ngrihen ne revoltë popullore deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramën”, deklaroi Maliqi.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi të gjatë në parlament u shpreh se Meta jo vetëm duhet shkarkuar por edhe duket ndëshkuar sa më shpejt.

Të fundit