Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Incidenti në Norvegji, Erdogan urdhëron tërheqjen e trupave nga stërvitja e NATO-s
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se ka vendosur t'i tërheqë trupat turke nga stërvitja e NATO-s në Norvegji pas një incidenti në këtë vend.
"Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo, si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im. Pra, ishin objektiv", tha Erdogan në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, raporton ‘AA’.
"Pasi morën këtë informacion, shefi i shtabit dhe ministri përgjegjës për BE-në që ndodheshin në udhëtimin për në Kanada më telefonuan dhe më njoftuan për rastin dhe më thanë se kanë vendosur të tërheqin ushtarët, të cilët janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s, ndërsa unë u thash që gjithsesi ta bejnë një gjë të tillë dhe të mos presin aspak. U thash që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë", shtoi presidenti turk.