Flash News

KRYESORE

Ish-aktori i Portokalli shkon në shtëpi publike, rrëfen “surprizën” me vajzën nga Gramshi në Greqi

Ish-aktori i Portokalli, Olsi Bylyku, i njohur si ‘Kimikati” ka treguar një histori të një viti më parë, kur u ndesh me një të papritur në një shtëpi publike në Greqi.

Në një intervistë për “Why not” të Roza Latit, Olsi tregoi se si kishte tentuar të sillej si anglez, për të mos u kuptuar se ishte shqiptar, por prostituta e kishte njohur si aktori i spektaklit të humorit, pasi qëlloi një vajzë nga Gramshi.

“Isha në Selanik për një koncert. Pasi mbarova i futëm nja dy gota e sikur na zuri. Vjen një shqiptar dhe na thotë këtej ka shtëpi publike. Hajt mo thashë. Por unë jam aq ters sa edhe macja e zezë thotë mos i pre rrugën këtij se të ecën ters.

Shkova te e para, nuk më pëlqeu goca, po ashtu edhe te e dyta. Te e treta thashë nami të bëhet. Pagova lekët e hyra brenda, kurse unë bëja si anglez me atë gocën. Vjeç kur vjen ajo e më thotë: Kimikati? Jam nga Gramshi tha”, u shpreh aktori.

Të fundit