Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD denoncon skandalin me provimin e maturës: Ky është krim shtetëror, prindërit të mos heshtin

Luçiano Boçi nga radhët e Partisë Demokratike ka denoncuar publikimin e testit të provimit të letërsisë për nxënësit e maturës shtetërore.

Sipas Boçit, ky është një krim shtetërorë dhe jo një provim mature.

Denoncimi:  

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!

Ky është Krim Shtetëror!

Një tallje gjigante, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.

Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!

Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!

Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!

Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.

Turp dhe skandal i vërtetë!

Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

Të fundit