Flash News

KRYESORE

Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili jashtë qelive të burgut

Shukri Xhelili Ish-kryebashkiaku i Dibrës, është liruar ditën e sotme nga burgu. Xhelili u përfshi në një skandal korrupsioni me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të punës.

NDRYSHIMI I AKUZËS

Vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda, i shpallur në prill të këtij viti, zbuti ndjeshëm masën e dënimit të dhënë më herët ndaj ish-kryebashkiakut.

Kolegji Penal që shqyrtoi çështjen vlerësoi se Xhelili nuk duhet të akuzohej për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë. Bazuar në këtë akuzë, Apeli vendosi një dënim përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Apeli lë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin.

Heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej pesë vjetësh. Vendimi i Apelit uli me një vit masën e dënimit për Xhelilin të dhënë në Shkallën e Parë, ku ai u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

SKANDALI

Ish­-kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u përfshi në një histori skandali seksual në maj të vitit 2016, pas publikimit në media të një videoje përgjimi. Pamjet ishin realizuar nga një 20­vjeçare, e cila pretendonte se kryebashkiaku i kishte kërkuar një raport intim në këmbim të punësimit të saj në një nga institucionet vartëse të Bashkisë Dibër.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt të natyrës seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A. I pandehuri Xhelili ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij dhe përmes mbrojtësit pretendoi se videoja e sjellë si provë nga Prokuroria duhet të deklarohej e pavlefshme dhe e papërdorshme.

Të fundit