Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Kur të shkarkohet Palmer, ndoshta më rikthehet besimi tek politika amerikane

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në Facebook komenton shkarkimin e ish-Këshilltarit të Sigurisë, John Bolton disa ditë më parë nga Presidenti Trump.

Manjani shkruan se kur Trump të shkarkojë Palmerin, përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndoshta i rikthehet besimi tek politika amerikane.

“Trump ka shkarkuar këshilltarin e Tij John Bolton?! Kjo dihej.

Kur të shkarkojë Palmer-in, ndoshta më rikthehet besimi tek politika Amerikane…”, shkruan Manjani.

Presidenti amerikan Donald Trump  njoftoi shkarkimin e Bolton, përmes një postimi në rrjetin social twitter, disa ditë më parë.

“E informova mbrëmjen e djeshme John Boltonin se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar më shumë prej këshillave dhe sugjerimet e tij”, shkruante Trump.

Të fundit