Flash News

KRYESORE

Itali/ Salvini përfshihet sërish në një skandal, këtë herë për shkak të djalit (video)

Itali/ Salvini përfshihet sërish në një skandal,

Nuk mbarojnë kritikat për Ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, i cili ka bërë që të diskutohet shumë për të për shkak të të bërit. Djali i tij Federico, 16-vjeç, u argëtua me një motor uji i cili përdoret nga policia italiane, e kjo sigurisht që nuk u ka pëlqyer shumë italianëve.

Adoleshenti u filmua në bregdetin e Milan Maritima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet e verës. Në një moment, ai shkelmon topin në det dhe i pëshpërit një polici: “Unë po shkoj në çadër”. Pas kësaj policia merr motorin e ujit dhe shëtit Federicon.

Kjo skenë u filmua nga një reporter, ndërsa dy punonjës të sigurisë pasi panë se po filmonte u përpoqën që t'i largojnë kamerën reporterit.

Dy policët u përpoqën të fshihnin ngjarjen duke dalë përpara kameras, por nuk ia dolën.

Pasi vunë re se reporteri po filmonte gjithçka njëri prej policëve pa uniformë i bën thirrje policit tjetër që po ngiste motorin e ujit që të kthehet në breg.

“ Gabimi im si baba, asnjë përgjegjësi nuk duhet t'i jepet policëve, të cilët përkundrazi i falënderoj sepse çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për vendin tonë ", tha salvoni për mediet

Kjo ngjarje u përdor nga partitë e opozitës, që sulmuan Ministrin e Brendshëm: “Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e Salvinit”, tha Emmanuel Fiano nga Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD).

Në bazë të ligjit italian, ndalohet përdorimi i mjeteve shtetërore, për më tepër ato të policisë për qëllime turistike.

Të fundit