
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
‘Janë shkelur të drejtat e njeriut’/ Avokati i Popullit apelon qeverinë për projektin e Unazës së Re: Dialog i menjëhershëm me qytetarët

Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një deklarate për mediat ka reaguar për çështjen e Unazës së Re.
Në deklaratë theksohet se ky institucion ka ndjekur situatën përgjatë muajve tetor-nëntor 2018, referuar ankesave dhe raportimeve në media apo kërkesave të banorëve.
Pas kësaj institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar në shkelje thelbësore të të drejtave të njeriut, ndaj ka vendosur t’i dërgojë një raport Kuvendit të Shqipërisë mbi situatën.
Avokati i Popullit i bën thirrje qeverisë për të dialoguar dhe për të bërë transparente situatën.
Reagimi i plotë
INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT BËN APEL PË ZGJIDHJEN E PROBLEMATIKAVE TË LINDURA ME PROJEKTIN E ZGJERIMIT TË UNAZËS SË RE
Institucioni i Avokatit të Popullit e ka ndjekur me vëmendje dhe preokupim problematikën e krijuar që në zanafillën e implementimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe kundërshtimeve të banorëve të zonës ndaj këtij projekti.
Qëndrimet publike të Avokatit të Popullit kanë qenë jo vetëm të pranishme e të zëshme, por edhe të qarta.
Mbi bazën e një sërë ankesave si dhe raportimeve në media apo edhe peticioneve dhe kërkesave të adresuara nga banorë të zonës së Unazës së Re përgjatë muajve tetor-nëntor 2018, institucioni i Avokatit të Popullit ka hetuar situatën në tërësi.
Duke qenë se në përfundim të këtyre hetimeve rezultuan shkelje thelbësore të të drejtave të njeriut, vendosi, në kuptim të nenit 27 të Ligjit për Avokatin e Popullit, të përpilojë një raport të veçantë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për adresimin e këtyre problematikave: a) Vendimmarrja për miratimin e projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi – pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja”; b) Procesi i ndjekur nga ana e ARRSH-së; c) Procedurat e shpronësimit; d) Veprimtaria e ALUIZNI-t; e) Bashkëpunimi i Bashkisë Tiranë në process; f) Roli i IKMT-së dhe IMT në Bashkinë Tiranë; si dhe g) Transparenca e organeve publike të përfshira në këtë proces.
Më 20 tetor të këtij viti, ka përfunduar dhe i është dorëzuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, Raporti i Veçantë mbi situatën e krijuar si rezultat i procesit të shpronësimeve në zonën e Unazës së re, të njohur si “zona e Astirit”.
Një procedurë e hollësishme dhe serioze hulumtimi është kryer nga grupet eksperte të institucionit rezultatet e së cilës janë përfshirë në këtë raport i cili ndodhet sot në duart e ligjvënësve shqiptarë.
Raportet e veçanta të Avokatit të Popullit diskutohen në Kuvend brënda dy muajve nga depozitimi. Nëse raporti vjetor ose raportet e veçanta nuk diskutohen nga Kuvendi, brënda afateve të parashikuara në këtë dispozitë, Avokati i Popullit ka të drejtë të publikojë raportin.
Ajo që Institucioni i Avokatit të Popullit ka theksuar në secilën ndërhyrje të vetën, rekomandim apo kontakt tjetër me autoritetet zyrtare, ka qenë NEVOJA PËR DIALOG të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar për këtë çështje kaq sensitive për një numër të madh qytetarësh. Transparenca dhe dialogu, si të drejta bazike civile, janë në kredon tonë mjeti i duhur në zbatimin e ligjit nga një shtet i qytetarëve dhe për qytetarët.
Ndërkohë, për transparencë ndaj interesimit të publikut, qëndrimi i Avokatit te Popullit ne lidhje me nje situate te ngjashme ne shume aspekte e konkretisht ate qe ka te beje me trajtimin e personave qe jane posedues te ndertimeve informale.
Problematika e shqyrtuar nga ana jonë lidhur me zbatimin faktik të projektit, “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta – rrethrrotullimi “Shqiponja”, konstaton polarizim të çështjes, si dhe krijimin e konflikteve sociale me pasoja serioze, në kuadër të respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të krijimit dhe ruajtjes së paqes së nevojshme sociale.
Projektet madhore janë shumë të rëndësishme për t’u zbatuar, pasi kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Por është i domosdoshëm respektimi dhe zbatimi rigoroz i kuadrit ligjor në fuqi, i cili ekziston dhe është mjaft i gjerë, si dhe proporcionaliteti lidhur me veprimet që ndërmerren, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.
Në përputhje edhe me konkluzionet e GJEDNJ: është i nevojshëm ndryshimi dhe përmirësimi i legjislacionit, lidhur me parashikimin e një dëmshpërblimi të arsyeshëm për të gjithë subjektet posedues të objekteve informale që preken nga zbatimi i projekteve për ndërtimin e veprave publike. Në këtë grupim duhet të futen ndërtimet informale për të cilat ka filluar procesi i legalizimit, apo edhe ndërtime te tjera informale, të cilat vërtetohet se janë ekzistuese në kohë, para miratimit dhe zbatimit të projekteve për ndërtimin e veprave publike.
Dëmshpërblimi i arsyeshëm duhet të konceptohet në kuadër të një procesi shpronësimi specifik në këto raste. Ky konkluzion kërkon sjelljen në kohorencë të parashikimeve, si dhe ndërmarrjen e iniciativës legjislative për ndryshime në Ligjin nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar dhe për amendime sqaruese, në Ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
Përfundimet e nxjerra nga ana e Avokatit te Popullit në raportin e veçantë duhet të shërbejnë si konkluzione për reflektim nga ana e institucioneve dhe organeve shtetërore përgjegjëse për trajtimin e situatës ne zonen e Astirit. Institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, më i rëndësishmi me mandaj mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, bën thirrje që tani duhet të jetë momenti i një reflektimi të thellë për të zgjidhur problemet sociale të krijuara tashmë dhe jo për t’i agravuar ato.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29