Flash News

KRYESORE

Jeni të shqetësuar për dëmin në banesën tuaj? Hidhini një sy këtij manuali

Jeni të shqetësuar për dëmin në banesën tuaj?

Lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit kanë shkaktuar probleme në shuam godina të vendit. Kjo ka sjellë shqetësim te banorët e tyre, të cilët kërkojnë nga autoritetet shtetërore që të vijnë e të kontrollojnë për dëmet.

Të gjithë duan garancinë nga institucionet përgjegjëse për banesat e tyre, në të kundërt të largohen. Por nisur nga numri i pakët i burimeve njerëzore dhe angazhimet e tyre të shumta, qytetarët vetë mund të krijojnë një ide të dëmeve të shkaktuara.

Më poshtë është një dokument që tregon nivelin e dëmit që mund të ketë pësuar banesa juaj nga tërmeti. Manuali është përgatitur nga ekspertë të Komisionit Europian dhe shpjegon se cilat mund te quhen dëmtime të lehta, të mesme dhe të rënda në rast tërmeti.

Manuali është përgatitur kohë më parë nga specialistët më të mirë në Evropë dhe me foto tregohen raste konkrete të nivelit të dëmit që mund të ketë pësuar banesa nga tërmeti.

Nëse jeni te kategoria e verdhë ose e kuqe, të gjithë qytetarët do të duhet që ta raportojnë atë menjëherë pranë njësisë administrative, që më pas të verifikohen ne terren nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit.

Kështu, nëse jeni të shqetësuar për dëmtimet që mund të ketë pësuar pallati juaj nga tërmeti i 26 nëntorit, hidhini një sy këtij dokumenti për të kuptuar rëndësinë e dëmtimit.

Shkalla e demit [1-15]

Të fundit