Flash News

KRYESORE

Leksion Ramës nga Kosova, jep dorëheqjen Ramush Haradinaj

Leksion Ramës nga Kosova, jep dorëheqjen Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Mediat kosovare shkruajnë se në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Haradinaj thotë se vendimi vjen pas një thirrjeje për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t'i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.

 

Të fundit