Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së, Klement Zguri

Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së, Klement Zguri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, një muaj para mbarimit të mandatit. Ai i i ka paraqitur shkresën me dorëheqjen nga drejtimi i KQZ Kuvendit të Shqipërisë.

Ende nuk dihen arsyet pse Zguri nuk rezistoi dot deri në përfundim të mandatin në krye të KQZ-së, kur i kishin mbetur vetëm disa javë, kur Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re.

Zguri u emërua në krye të KQZ-së pas marrëveshjes së 17 majit 2013 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Më parë ai ishte anëtar i KQZ-së. I mbetur si i vetmi anëtar i KQZ i zgjedhur nga opozita, Zguri ka pasur shpesh përplasje dhe kundërshtime me anëtarët e tjerë të Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Gjithashtu, ai nuk ka kandiduar për asnjë nga pozicionet e krijuara nga riformatimi i institucioneve të reja zgjedhore, të lindura nga marrëveshja e 5 qershorit mes socialistëve në pushtet dhe opozitës jashtë Parlamentit.

Të fundit